GRANDEMALL

Arrestohen vrasësit e vëllezërve Lipovica

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dy të dyshuarit kryesor për vrasjen e vëllezërve Asllan e Fitim Lipovica , Fehmi Maliqi dhe Ruzhdi Maliqi janë arrestuar të hënën vonë në mbrëmje. Ata janë përcjellur një kohë të gjatë nga policia dhe realisht edhe janë vetëdorëzuar thanë burimet e rajonipress. Ndërkohë arrestimin e të dyshuarve e ka konfirmuar edhe kryeprokurori Jetish Maloku.

Pas shumë përcjelljeve dhe hetimeve të vazhdueshme nga policia është arritur të kapen dy të dyshuarit kryesor të cilët më 14 nëntor vranë dy vëllezërit Lipovica. Policia në Gjilan pasi ka përcjellur në çdo hap të dyshuarit ata është arritur të kapen të hënën rreth orës 21 e 20 minuta, raporton rajonipress.

Burimet e rajonipress mësojnë se tashmë në qeli ndodhen Fehmi Maliqi dhe Ruzhdi Maliqi.Arrestimin e tyre për rajonipress e ka konfirmuar edhe kryeprokurori Jetish Maloku i cili vetëm tha se ata dyshohen për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “vrasje në tentativë”. Dy të dyshuarve u është caktuar masa prej 48 orësh.

FIDANISHTJA

Ditë më parë po për këtë vrasje është arrestuar B. Borovci.

Ndryshe në vrasjen që ndodhi më 14 nëntor rreth orës 11 e 55 në rrugën “Abdullah Tahiri” në Gjilan mbetën të vrarë Asllan Lipovica (1966), dhe Fitim Lipovica (1971) , (në foto) derisa të lënduar rëndë Fidan Lipovica (1993) dhe Adison Lipovica (1996). /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.