Eko Higjiena

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Të shtunën Policia e Kosovës njësia e hetimeve në Kamenicë gjatë implementimit të Planit operativ të hetimit të veprave penale vjedhje, në vendin e quajtur tek “antenat në Bratillovc”, në bashkëpunim me njësitet patrulluese kanë arritur që t`i kapin në flagrancë tre të dyshuar shqiptarë të cilët kishin depërtuar në brendësi të rrethojës ku gjendej rezervuari i derivateve të naftës e ku kishin tentuar që të vidhnin derivate nga i njëjti rezervuar.

Të dyshimtit janë arrestuar si dhe është gjet edhe vetura të cilën të dyshuarit e kishin përdorur për ta kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë.

Mobi Casa

Në veturê janë gjetur dhe konfiskuar një Kanister prej 20 litrave, një (zorrë) prej tri(3) metrave dhe një shufër e metalit. Tē dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës në bazë të procedurave ligjore. Janë gjet prova të qëndrueshme se këta të dyshuar dyshohet se kishin vepruar në rastin e vjedhjes së rend të datës 16.02.2020 , “vjedhje e rëndë” në të njëjtin lokacion ku dyshohet se janë vjedhur rreth 1000 litra naftë.

Bazuar në veprimet hetimore me vendim të prokurorit dy të dyshuarit e mitur lirohen në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj të dyshuarit madhor D.K. është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. Rasti është duke u hetuar njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/