Fundamenti

Arrestohen tre të dyshuar për trembëdhjetë raste të “Vjedhjeve” dhe “Vjedhjeve të rënda”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Arrestimi i tre të dyshuarve nga ana e hetuesve policor është bërë pasi që është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme se të njëjtit dyshohet se në periudha të ndryshme kohore kanë kryer trembëdhjetë (13) raste të “Vjedhjeve” dhe “Vjedhjeve të rënda” në disa fshatra të komunës së Vitisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti pas një pune mirë të organizuar operacionale sot me datën 25.11.2022 kanë arrestuar tre të dyshuar kosovar N.S. (1997), A.Q. (2004) dhe S.Q. (2004).

Arrestimi i tre të dyshuarve nga ana e hetuesve policor është bërë pasi që është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme se të njëjtit dyshohet se në periudha të ndryshme kohore kanë kryer trembëdhjetë (13) raste të “Vjedhjeve” dhe “Vjedhjeve të rënda” në disa fshatra të komunës së Vitisë.

UBT

Tek të dyshuarit si prova materiale për Gjykatë janë siguruar dëshmi të shumta të sendeve të cilat dyshohet se janë të vjedhura të cilat janë konfiskuar dhe në ditët në vazhdim do te ju kthehen pronarëve legjitim.

Të njëjtit pas arrestimit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që tre të dyshuarit të ndalet në mbajtje për 48 orë për veprën penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rëndë” dhe rasti me kallëzim penal do të procedohet në Prokurorinë Themelore Gjilan./rajonipress/