Hidromorava

Arrestohen tre të dyshuar për raste të ndryshme të vjedhjeve të rënda dhe veprave tjera penale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan-Njësiti i hetimeve i Stacionit policor në Gjilan, i kanë shtuar angazhimet policore kohët e fundit në lidhje me rastet e vjedhjeve të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit të Gjilanit me rrethinë.

Puna policore mirë e organizuar me veprime operative konkrete me qëllim kapjen e personave dhe rrjedhimisht arrestimit të tyre për të cilët dyshohej të jenë të involvuar në shumë raste të “vjedhjeve” dhe “vjedhjeve të rënda” dhe veprave tjera penale, sot pasdite me 22.01.2022 ka rezultuar me arrestimin e tre të dyshuarve të implikuar në raste të tilla.

Fillimisht është arrestuar i shumë kërkuari F.S. i dyshuar për shumë vepra të kryera penale si “Vjedhje e rendë” të kryera në lokacione të ndryshme si dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Po ashtu janë arrestuar edhe dy të dyshuar, i dyshuari L.S. me banim në Pejë dhe e dyshuara D. K. nga Gjilani të cilët dyshohen se në bashkëveprim kanë kryer vjedhje të rënda.

UBT

Gjatë arrestimit tek i dyshuari kryesor F.S. është gjetur një pistoletë e llojit Ekol special 99, kalibër 9 mm dhe 2 fishek kalibër 7.65 mm.

Gjatë kontrollit po ashtu janë gjetur dhe konfiskuar shumë sende me vlerë si: cigare të llojeve të ndryshme, TV plazma, Play station, mjete të punës, pjesë të automjeteve, telefona dhe gjëra të tjera të cilat ishin vjedhur në lokacione të ndryshme, ku të njëjtat do të përdoren si prova dhe dëshmi materiale lidhur me veprat e kryera.

Tre të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës ku dhe gjatë intervistimit kanë pranuar se kanë kryer vjedhje të rënda në lokacione të ndryshme.

Të dyshuarit me vendim të Prokurorit të Shtetit ndalohen për 48 orë. Hetimet rreth këtij rasti vazhdojnë në koordinim me prokurorin e shtetit thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/