Arrestohen tre të dyshuar, i dyshuari i tretë është arrestuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

Gjilan – Në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/