United Hospital

Arrestohen tre shqiptarë në Austri për kontrabandim droge

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Policia e qarkut të Grazit në Austri ka arrestuar tre shqiptarë, të cilët dyshohen për kontrabandim të tre kilogram kokaine, të cilët dëshironin ta dërgonin në Graz, shkruan regionews.at, përcjell albinfo.ch.

Pazarin me drogën e kishte organizuar një shqiptar nga Amsterdami (Holandë). Ai së bashku me një bashkëkombës të tij kishte udhëtuar nga fundi i korrikut në Graz për të siguruar biznesin me drogën, njofton orf.at.

Në një pikë karburantesh në autostradën jugore (A2) atyre duhej t`ua dorëzonte një korrier kokainën që vlerën në treg e ka rreth 1 milion euro. Por dorëzimi i drogës nuk ndodhi pasi që të dy shqiptarët janë arrestuar në vendin e pritjes, transmeton albinfo.ch. I dyshuari kryesor nuk e ka pranuar veprën.

Mobi Casa

Nga ana tjetër korrieri është kapur në autostradën A2 dhe është arrestuar. Ai kishte ardhur nga Italia për të bërë dorëzimin e kokainës të cilën e kishte fshehur në makinën të cilën ia kishte dhënë një italian, i cili ende nuk është gjetur nga policia.

Siç merr vesh policia, të dyshuarit disponojnë me lidhje të mira në Holandë, Itali dhe në Zvicër.
Sipas policisë, kokaina e konfiskuar ishte destinuar për tregun e regjnit të Graz-it./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.