Fundamenti

Arrestohen tre policë për Rastin “Sekiraça”

/ 3 minuta lexim

Janë arrestuar tre pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, që konsiderohet si një prej shtyllave më të forta të forcave të rendit, si të dyshuar për rastin e shpërthimit në lagjen “Dardania” në Prishtinë, saktësisht të lokalit “Sekiraça”, që ishte pronë e të shumë kërkuarit Enver Sekiraça.

Ky shpërthim ka ndodhur në shtator 2008, një vit pasi me 30 gusht 2007 në Prishtinë u vra Triumf Riza, edhe ai pjesëtar i Njësitit Special të Policisë.
Burime nga policia tregojnë nën pranga janë vënë Bekim Suma, komandant i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Ferizaj.

Në të njëjtën kohë, janë arrestuar edhe Fadil Sadiku nga komuna e Shtimes, pjesëtar i të njëjtës njësi si dhe Luan Çerkini gjithashtu nga kjo njësi.

Përveç tyre, dyshohet se policia është vënë në kërkim edhe të një personi të katërt, të cilin nuk kanë mundur ta arrestojnë ngase mendohet se është jashtë Kosovës, raporton gazeta Express.

Burime të kësaj gazete tregojnë se komandanti Bekim Suma dhe pjesëtari i Njësisë Speciale, Luan Çerkini, dyshohet se ishin duke u stërvitur në kampin e kësaj njësie elite në Vrellë.

Aktualisht, Policia e Kosovës ende nuk ka lëshuar ndonjë njoftim zyrtar dhe nuk ka mundur ta konfirmojë këtë informacion.

Mobi Casa

Arrestimi i tyre bëhet në lidhje me rastin e shpërthimit në lagjen “Dardania” në Prishtinë, saktësisht të lokalit “Sekiraça”, që ishte pronë e të shumë kërkuarit Enver Sekiraça.

Ky shpërthim ka ndodhur në shtator 2008, një vit pasi me 30 gusht 2007 në Prishtinë u vra Triumf Riza, edhe ai pjesëtar i Njësitit Special të Policisë.

Por derisa personi i dyshuar kryesor i përfshirë në këtë vrasje, Enver Sekiraça vazhdon të kërkohet edhe nga Interpoli, për shpërthimin e ndodhur më vonë, drejtësia ka thënë fjalën e vet.

Kështu, në nëntor 2009, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në lidhje me këtë shpërthim ku pati edhe viktima, dënoi me nga 25 vjet burg, Besnik Hasanin dhe Shpend Qerimin, edhe këta ish pjesëtarë të Njësisë Speciale.

Këta persona akuzoheshin se në shtator të vitit 2008, kanë vënë eksploziv në kafe bar “Sekiraça”, si shenjë hakmarrje për vrasjen e shokut të tyre, Triumf Riza. /Telegrafi/