Fundamenti

Arrestohen tre persona të dyshuar në komunën e Kamenicës për disa vepra penale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme nga Sektorit Rajonal të Hetimeve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, pas një hetimi të gjatë dhe sigurimit të informatave nga terreni dhe në bazë të autorizimeve nga Prokuroria Themelore, ka realizuar sot një operacion të gjerë policor në disa lokacione të ndryshme.

Operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit, ku njësitet policore, kanë kryer bastisje në disa lokacione në komunën e Kamenicës, të identifikuara paraprakisht përmes punës operative hetimore policore ndaj një grupi të personave më dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në veprat penale si; “Detyrimi”, “Posedim i substancave narkotike” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

United Hospital

Gjatë kontrollit shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar;
· Para në vlerë 8700 Euro
· 1 (një) Granatë dore
· 1 (një) Revole TT me një karikator me shtatë fishek cal.7.62 mm
· 145 (njëqindedyzetepesë) fishek cal.7.62 mm
· 1 (një) karikator
· 201 (dyqindenjë) fishek të cal.7.62×39 mm
· 1 (një) sprej piper
· 1 (një) gëzhoj 7.62×39 mm
· 1 (një) cigare e mbushur me substancë të dyshuar Mrijuan me peshë 1.1 gr.

Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar tre persona të dyshuar meshkuj kosovar A.K. (viti i lindjes 1988), A.K. (viti i lindjes 1986), dhe B.Th. (viti i lindjes 200) të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.