Fundamenti

Arrestohen tre persona për rrahjen e një punëtori të një kazinoje në Viti

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Policia e Kosovës stacioni Policor në Viti ka poseduar një informacion përmes rrugëve operative, se në një kazino në Viti ka ndodhë një incident. Njësitet Policore me urgjencë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se, pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi të mëhershëm ka ardhe deri te përleshja fizike, në mes të tre të dyshimtëve, dhe viktimës A. T. punëtor në kazino.

Dyshohet se i dyshuari Z.K. (1986) duke e ekspozuar armën i ka shkaktuar lëndim trupor duke e goditur me kondak të armës në kokë viktimën A.T. i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente Rajonale në Gjilan.

I dyshuari ka marre armën dhe është larguar së bashku me tre persona tjerë nga vendi i ngjarjes në drejtim të fshatit Dobelldeh.

Policia e Kosovës nga stacioni policor i Vitisë dhe një patroll e policisë kufitare rreth orës 02:00 i ka ndalur në udhëkryqin e fshatit Dobelldeh – Buzovik dhe të njëjtit i ka arrestuar dhe sjellur në Stacionin Policor në Viti, ku janë intervistuar tre në cilësinë e të dyshuarve gjersa një si dëshmitar.

ARKATANA

Gjatë Kontrollit të automjetit është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike (lloji i panjohur), që e mbante në pronësi Z.K.

Në konsultim me prokurorin e Shtetit të krimeve të rënda të dyshuarit Z.K. Shqiptar shtetas i Kosovës me banim në komunën e Suharekës, i caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orëve, gjersa dy të dyshuar po ashtu Shqiptar shtetas të Kosovës me banim në Komunën e Deqanit janë liruar në procedurë të rregullt, gjersa ndaj tyre është ngrit kallëzim penal, “pjesëmarrje në rrahje, dhe shkaktim i lëndimit trupor.”

Rasti procedohet në Gjykatë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.