Arrestohen shtatë të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në dy operacione policore të ndara, që ka realizuara dje, më 8 maj, ka arrestuar shtatë persona me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Trafikim me qenie njerëzore” dhe ka identifikuar dy viktima të trafikimit.

Sipas një njoftimi të policisë, në operacionin e realizuar në rajonin e Prishtinës janë arrestuar katër persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Trafikim me qenie njerëzore” dhe është identifikuar një viktimë e trafikimit.

Personat e arrestuar janë: D . D (1994), femër shqiptare nga Kosova, K. B (1952), mashkull, shtetas i Turqisë, Z. A (1966) dhe I. S (1959), që të dy meshkuj, shqiptarë, shtetas të Kosovës.

Si vazhdimësi e hetimeve të mëhershme operacioni tjetër policor është realizuar ne rajonin e Mitrovicës, gjatë cilit janë arrestuar tre persona. Ata dyshohen se kane kryer veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore. Po ashtu është identifikuar një viktimë e trafikimit. Gjate këtij operacioni policor po ashtu është identifikuar dhe intervistuar si i lidhur me këtë raste edhe një person qe tanimë është në vuajtje të dënimit në burg, për një vepër tjetër penale.

Mobi Casa

Persona e arrestuar janë: D. K (1965), dhe M . R (1967), femra shqiptare, shtetase të Kosovës, si dhe S. B (1975), mashkull shqiptar nga Kosova.

Viktimat e identifikuara nga policia janë qe të dyja femra shqiptare, shtetase të Kosovës. Ato janë intervistuar sipas procedurave të parapara për raste të tilla dhe janë informuar organet përkatës për mbrojtjen e viktimave.

Të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizimin e prokurorëve përkatës dhe ne të dy rastet ndaj personave tanimë te arrestuar është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për procedurat të tjera hetimore.