Uji Dea

Arrestohen pesë të dyshuar për kontrabandim të duhanit, njëri prej tyre nga Maqedonia

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Njësiti policor së bashku me Doganën e Kosovës kanë ndaluar tri vetura me mall të kontrabanduar (duhan). Me urdhër të gjykatës janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve ku janë gjetur një sasi e konsiderueshme e cigareve të llojeve të ndryshme.

Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë njëri nga ta shtetas i Maqedonisë së Veriut, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Uji Dea

Veturat dhe malli janë sekuestruar për hetim të mëtejmë njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/