FITORJA

Arrestohen të dyshuarit që rrahën dy persona në diskotekën “STOP” në Gjilan dhe “HIB Petrol”

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – dy persona janë ndaluar, me dyshimin e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, të cilët kanë arritur të identifikohen, pasi që në diskotekën STOP më 7 dhe 9 gusht 2019, kanë rrahur dy persona, duke iu shkaktuar lëndime trupore. Në rastin tjetër, janë ndaluar dy nga gjashtë personat e dyshuar, të cilët kanë marrë pjesë në rrahjen tek HIB Petrol, më 13 gusht 2019. Të dyshuarit janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit kujdestar, nga Departamenti Përgjithshëm, në tri raste të ndara, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Në njërin rast një person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ku për shkak të një porosie të gabuar, e cila ishte bërë në lokalin e tij, fillimisht e kishte fyer, pastaj e ka rrahur të dëmtuarin. Në rastin tjetër, dy persona janë ndaluar, me dyshimin e veprës penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, të cilët kanë arritur të identifikohen, pasi që në diskotekën STOP më 7 dhe 9 gusht 2019, kanë rrahur dy persona, duke iu shkaktuar lëndime trupore. Në rastin tjetër, janë ndaluar dy nga gjashtë personat e dyshuar, të cilët kanë marrë pjesë në rrahjen tek HIB Petrol, më 13 gusht 2019. Të dyshuarit janë ndaluar për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

FIDANISHTJA

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprat penale: ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Publikim i paautorizuar i fotografive’’.

Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.