Arrestohen personat e kërkuar nga Gjykata
Gjilan – Në dy raste të ndara policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të kërkuar me urdhër të Gjykatës.
Në rrugën “Ibrahim Uruqi”, në Gjilan në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Gjilanit.
Po ashtu në Gjilan në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës./rajonipress/


