UBT

Arrestohen për mospërfillje të urdhrave të policisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në fshatin Stublinë të Gjilanit raportohet se të dyshuarit meshkuj shqiptarë derisa ishin me veturën e tyre nuk i kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë në ndalje.

Sipas policisë së Kosovës gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një sasi malli komercial–tekstil dhe teknikë të bardhë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

Uji Dea

Policia këtë rast e ka kualifikuar si tregti e ndaluar dhe mosrespektim i urdhrave zyrtarë./rajonipress/