Arrestohen një shqiptarë dhe një serb, kontrabandonin kosovarë drejtë BE-së
Gjilan – Policia kufitare tek “Dheu i Bardhë” ka arritur të arrestojë një serb pasi kishte tentuar të kontrabandojë tre meshkuj dhe një femër kosovare. Kurse në Muçibabë policia ka arrestuar një shqiptar derisa po tentonte të kontrabandonte dy meshkuj shqiptar.
Policia kufitare tek “Dheu i Bardhë” ka arrestuar të dyshuarin mashkull serb, pasi që dyshohet se i njëjti ka tentuar të kontrabandojë katër viktima (tre meshkuj dhe një femër) kosovarë nga Kosova në drejtim të shteteve të BE-së. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje njoftoj policia e Kosovës raporton rajonipress.
Kurse në pikën kufitare në Muçibabë raportohet se është arrestuar një mashkull shqiptar pasi që i njëjti ka tentuar që të kontrabandojë dy meshkuj shqiptarë. I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./rajonipress/


