Fundamenti

Arrestohen një femër dhe dy meshkuj për falsifikim të parasë në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan viktima mashkull shqiptar punëtor i një pompe të derivateve ka raportuar se nga e dyshuara femër shqiptare ka pranuar një monedhë prej 200 € , e cila dyshohet të jetë e falsifikuar njoftoj Policia e Kosovës.

Sipas policisë e dyshuara është arrestuar dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se parat i kishte marrë nga dy të dyshuar meshkuj shqiptar, të cilët janë arrestuar nga njësit policore.

Eco Higjiena

Monedha është konfiskuar si provë materiale, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/