Uji Dea

Arrestohen nëntë zyrtarë shëndetësorë, i dyshuar është edhe ministri Agani

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Nëntë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, të spitaleve dhe klinikave private, ndër ta edhe doktorë, janë arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes. Express ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por ata kanë thënë se nuk kanë ndonjë informacion zyrtarë për këtë çështje.

Sipas një burimi brenda Policisë së Kosovës, Njësiti për Krime Ekonomike ka kryer një operacion të gjerë në Prishtinë dhe Pejë, që ka të bëjë me personat që dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare.

“Ata dyshohen për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, që ka të bëjë me pajisjet shëndetësore, sidomos me stendat që përdoren tek pacientët e sëmurë nga zemra”, ka thënë për lajmi.net, ky burim me kusht anonimiteti.

Hidromorava

Sipas këtij burimi, Prokuroria ka vërejtur se përdorimi i stendave të dyshimta, të skaduara afati, si dhe vendosja e tyre nga doktorë jokompetentë, mund të ketë çuar në vdekjen e pacientëve, që deri tani e ka çuar numrin e tyre mbi 100.

“Përveç të arrestuarve, i dyshuar në këtë rast është edhe vet ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë burimi i lajmi.net, duke bërë të ditur se aksioni i policisë është duke vazhduar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.