Arrestohen mashtruesit e vizave sllovene e bullgare
Gjilan – Në dy raste të ndara policia e Kosovës në Gjilan ja arrestuar dy shqiptarë të cilët u kanë marrë të holla deri në 1700 euro qytetarëve duke ju premtuar atyre viza për në Slloveni e Bullgari.
Në rrugën “Medlin Ollbrajt”, në Gjilan më 27.10.2014 është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti dy viktimave meshkuj shqiptarë, duke iu premtuar se do t’iu rregullojë viza pune për në shtetin slloven, i njëjti iu ka marrë një shumë parash prej 1700€ njoftoj policia e Kosovës.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Edhe një arrestim tjetër ka ndodhur në rrugën “Bulevardi i Pavarësisë”, në Gjilan. Sipas policisë më 27.10.2014 është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti duke i premtuar viktimës mashkull shqiptar se do t’ia rregullojë pasaportën bullgare i ka marrë një shumë parash prej 1500€ dhe nuk i është paraqitur më.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./rajonipress/


