UBT

Arrestohen katër të dyshuar për “Vjedhje të rëndë” në Viti

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Ankuesi përgjegjës i shkollës fillore në fshatin Pozheran ka raportuar në Policinë e Kosovës në Viti se mes datave 14.01.-17.01.2021 në objektin e kësaj shkolle nga persona të panjohur janë vjedhur katër (4) kompjuter portativ (laptop) në vlerē 2500 eurove.

Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Vitisë pas një pune operative mirë të organizuar kanë arritur t`i lokalizojnë katër të dyshuar të cilët me 10.02.2021 janë arrestuar nga ana e policisë.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë tê avokatit mbrojtës.

Mobi Casa

Kompjuterët portativ janë konfiskuar nga ana e policisë në tre lokacione të ndryshme, dhe i janë kthyer pronarit legjitim.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit dy të dyshuar viti i lindjes 2002, ndalohen në mbajtje për 48 orē, gjersa ndaj dy të dyshuarve tjerë rasti vazhdon në procedurë të rregullt ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/