United Hospital

Arrestohen katër shqiptarë për drogë në Gjenevë

/ 2 minuta lexim
HW

Prej katër shqiptarëve, mësohet se tre janë meshkuj dhe një femër, dhe u arrestuan më 18 janar të këtij viti, ka deklaruar prokurori i Gjenevës.

Policia e Gjenevës ka bërë të ditur se ka konfiskuar 19,585 kilogramë drogë, derisa janë arrestuar katër persona në lidhje me këtë. Mësohet se të gjithë janë shqiptarë, shkruan ‘landbote.ch’.

Prej katër shqiptarëve, mësohet se tre janë meshkuj dhe një femër, dhe u arrestuan më 18 janar të këtij viti, ka deklaruar prokurori i Gjenevës. Arrestimet u paraprinë nga hetimet e prokurorit publik, përcjell albinfo.ch.

Tek personat në fjalë janë gjetur 1,250 kilogramë kokainë. Tridhjetë e gjashtë orë pas arrestimit, në një veturë janë gjetur edhe shtatë kilogramë të tjerë. Pas kësaj, policia e Gjenevës e ka vënë në dispozicion veturën për hetime të mëtutjeshme, tek specialistët e rojës kufitare.

Hidromorava

Gjatë kontrollit të mëtutjeshëm të veturës, specialistët kanë gjetur nëpër vende të ndryshme të makinës edhe 11,4 kilogramë kokainë.

Ndaj katër shtetasve shqiptarë është ngritur kallëzim penal për trafikim me lëndë narkotike. Aktualisht, ata gjenden në paraburgim.

http://www.albinfo.ch/arrestohen-kater-shqiptare-per-droge-ne-gjeneve/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.