UBT

Arrestohen katër persona për kontrabandim me migrantët në Gjilan e Ferizaj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve intensive të kryera për disa muaj, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi të organizuar, që në vazhdimësi merrej me kontrabandim të emigrantëve për në shtetet e Bashkimit Evropian, sot me datën 22.9.2015 në rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt ka ndërmarrë një operacion policor, me ç’rast janë arrestuar katër persona të dyshuar si dhe janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre.

Të dyshuarit në bashkëpunim edhe me të dyshuar të tjerë, kanë arritur në mënyrë të organizuar të kontrabandojnë persona nga Kosova në drejtim të shteteve të BE-së për përfitime materiale të kundërligjshme. Për këtë rast, ka pasur shkëmbim informatash me disa shtete të BE-së.

Ky grup gjatë kryerjes të kësaj veprimtarie kriminale ka përdorur rrugët nga Kosova përmes territorit të Serbisë për në Hungari, me qëllim që nga aty të vazhdonin për në shtetet tjera evropiane.

Për transportimin e viktimave janë shfrytëzuar mjete të ndryshme të transportit, si vetura dhe linja të rregullta të autobusëve për në Serbi.

Mobi Casa

Çmimi për një emigrant sillej nga 2500-3500 euro, varësisht destinacionit të fundit. Gjatë procesit të deritashëm të hetimeve janë identifikuar rreth 45 viktima të këtij krimi, të cilët ishin mashtruar.

Emigrantët e identifikuar i përkasin të gjitha rajoneve të Kosovës.
Të dyshuarit e arrestuar janë: V. L. 1967; F. A. 1987; D. L. 1993 si dhe S. R. 1987.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale: para të gatshme 4400 euro, një armë e gjatë (gjysmë automatike), tri armë të shkurta (revole), 46 fishekë të kalibër të ndryshëm, tri vetura, pesë telefona celularë si dhe dokumente të ndryshme që vlejnë si prova për procedurë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.