GRANDEMALL

Arrestohen katër kosovarë për vjedhje në Austri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Policia austriake ka arritur ka arritur të arrestoj katër kosovarë të cilët dyshohen për vjedhje.

Që nga gushti i këtij viti, disa vjedhje kanë ndodhur në zyrat e një rrjeti supermaketesh në Austrinë e Epërme dhe në Salzburg. Mënyra se si janë futur ata në zyrat e këtyre supermarketeve tregon për një përgatitje profesionale, shkruan nachrichten.at. Grupi prej katër personave nuk i hapen me forcë dyert dhe as dritaret, por hyrjen brenda këtyre zyrave e kanë bërë përmes mureve. Shënjestra e kryerësve të këtyre vjedhjeve ishin kasafortat me para, përcjell albinfo.at

Në natën e 27 shtatorit 2021, megjithatë, të katër personat u arrestuan në Seekirchen(Salzburg) derisa përpiqeshin për një vjedhje tjetër.

Të arrestuarit janë dy 34 vjeçarë dhe dy 35 vjeçarë, të gjithë shtetas kosovarë. Njëri prej të arrestuarve ishte i kërkuar me urdhër arresti evropian. Një tjetër i arrestuar iu është ndaluar të qëndroje në Austri përshkak të krimeve të mëparshme të vjedhjes. I njëjti i cili kishte urdhër arresti, kishte kryer një numër vjedhjesh nëpër shtëpia të ndryshme në Austrinë e Epërme në vitin 2015 dhe deri më tash nuk kishte arritur të bie në dorë të policisë. Personi tjetër i arrestuar ishte ilegalisht, pa leje qëndrimi në Austri. Të arrestuarit u dërguan në burgun e Welsit me 28 shtator 2021.

FITORJA

Dëmi i shkaktuar nga vjedhjet deri më sot është i konsiderueshëm dhe arrin një shumë prej pesë shifrash.

Arrestohen katër kosovarë për vjedhje në Austri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.