RCCOLA

Arrestohen hajnat të dyshuar për vjedhje të rënda në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës, Njësia e Hetimeve pranë Stacionit policor në Gjilan, pas një pune mirë të organizuar operative dhe grumbullimit të informatave nga terreni më 3 prill 2019 kanë arrestuar dy të dyshuar pasi që për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje edhe me një të dyshuar tjetër i cili për momentin gjendet në arrati (i njohur për policinë), me 31 mars 2019 në shtëpinë e ankuesit shqiptar shtetas i Kosovës kanë kryer veprën penale, ”Vjedhje e rëndë’’ me ç’rast dyshohet se kanë vjedhur mjete të ndryshme pune, si : Sharra elektrike, gjenerator elektrik, laser nivelimi për përdorim në punë të ndërtimtarisë e shumë mjete tjera të punës, si dhe orendi shtëpiake në vlerë të përgjithshme rreth 6000 Euro.

Sendet e vjedhura të dyshuarit i kanë shitur tek persona të ndryshëm . Hetuesit policor i kanë identifikuar edhe disa nga blerësit e sendeve të vjedhura të cilët janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve për blerjen e sendeve të vjedhura.

Uji Dea

Shumica e sendeve të vjedhura janë konfiskuar dhe i janë kthyer pronarit legjitim. Dy të dyshuarit I. S.(1992), dhe Q. M. (1973), që të dy shqiptar shtetas të Kosovës janë arrestuar dhe janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Janë gjetur dëshmi të qëndrueshme se këta të dyshuar besohet të jenë të involvuar edhe në disa raste të veprave të ngjashme penale. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/