Arrestohen hajnat, kishin hyrë me forcë në një shtëpi duke kryer vjedhje të rënda
Gjilan – Në rrugën “Isa Boletini”, në Gjilan janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që të njëjtit kishin hapur me forcë derën e shtëpisë së viktimës mashkull shqiptar dhe kishin kryer vjedhje.
Të dyshuarit pas një pune hetimore janë identifikuar dhe janë arrestuar, ku po ashtu tek të njëjtit janë gjetur sendet e vjedhura. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


