ARKATANA

Arrestohen dy të dyshuarit për “Vjedhje e rëndë” në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ankuesi shtetas i Kosovës kishte denoncuar rastin në polici duke deklaruar se persona të panjohur duke hapur me dhunë një dritare kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe i kishin vjedhur sende me vlerë.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan pas marrjes së informatave përmes rrugëve operative me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dy të dyshuarve Kosovar.

Njësiti i hetimeve nga stacioni policor në Gjilan kanë arritur që t`i identifikojnë dy të dyshuar B.K. (2004) dhe F.Sh. (2000).

ARKATANA

Nga këta dy të dyshuar janë sekuestruar si dëshmi materiale qe ndërlidhen me këtë rast: Pistoletë dhe pushkë e gjuetisë te vjedhura, një hekur për hekurosje, katër parfume, një ore për meshkuj e markës “Michael korse” si dhe disa bizhuteri për femra si dhe një pale patika te markës “LOUIS VUITTON”.

Vlen te cekët se armët e zjarrit nga te dyshuarit i ka blere i dyshuari R. Sh. (2002)
Lidhur me ecurinë e zhvillimit te hetimeve për këto dy raste ne stacion policor ka prezantuar edhe prokurori për krime te renda i cili dy te dyshuarve B. K. dhe F. Sh. ju caktoi masën e ndalimit për 48 ore për dy veprat penale “vjedhje te renda”, ndërsa te dyshuarin R. Sh. (2002) ju ka caktuar masa e ndalimit për 48 ore për veprën penale “Pranimi i mallrave te vjedhur”.

Rastet në koordinim me prokurorin e shtetit po hetohen veç e veç njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.