Uji Dea

Arrestohen dy të dyshuar tek “Dheu i Bardhë”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ata dyshohen për përfshirje në veprën penale ‘Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitja e paautorizuar e ameve apo materieve plasëse’.

Policia kufitare, gjatë zbatimit të Planit Operativ ‘Ditët e veprimit të përbashkët 2021’, më 19.10.2021, në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë, gjatë kontrollit të personave dhe automjeteve, rreth orës 15:20, kanë dërguar për kontroll në ‘vijën e dytë’ një veturë me targa vendore që vinte nga Serbia për në Republikën e Kosovës.
Gjatë kontrollit të detajuar të veturës, janë gjetur 75 (shtatëdhjetë e pesë) copë fishek të pushkës së gjuetisë të kalibrit 12/70, për të cilët drejtuesi i automjetit Q.S., (viti i lindjes 1999, mashkull kosovar) nuk posedonte leje dhe nuk i kishte deklaruar se i kishte në veturë.

UBT

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti ‘Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitja e paautorizuar e ameve apo materieve plasëse’ dhe të kryhet kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit në fshatin Karaçevë e Epërme-Kamenicë, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë e gjuetisë, 47 copë fishekë dhe një armë e ftoftë (thikë/bajonetë). Policia me këtë rast ka intervistuar edhe një të dyshuar të dytë A.S., (viti i lindjes 1972, mashkull kosovar) për përfshirje në veprën penale të lartcekur. Me aktvendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.