Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë

Kamenicë – Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 02.08.2022 ka pranuar një ankesë nga ankuesi Shqiptar, shtetas i Kosovës se në stallën e tij e cila gjendet ne fshatin Lisockë, Komuna e Kamenicës persona të panjohur dyshohet se kishin depërtuar me forcë nga ku kishin vjedhur disa pajisje bujqësore në një vlerë të konsiderueshme.

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë pas një pune mirë të organizuar operative me datën 11.08.2022 kanë arritur që të e lokalizojnë dhe rrjedhimisht të e arrestojnë një të dyshuar Kosovar Shqiptar E.Z. (2002) i cili kishte kryer veprën penale dhe mjetet e vjedhura i kishte shitur tek i dyshuari dytë Kosovar Shqiptar R.R. (1968).

Mjetet e vjedhura janë konfiskuar nga Policia e Kosovës dhe i janë kthyer pronarit legjitim.

Dy të dyshuari janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatëve.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti me kallëzim penal të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore në Gjilan njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS