UBT

Arrestohen dy të dyshuar për posedim të pa autorizuar të substancave narkotike

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Njësiti për Reagim të Shpejtë nga Drejtoria Rajonale Gjilan përmes rrugëve operative ka pranuar informatë se dy të dyshuar Shqiptar, shtetas të Kosovës G.K. (1982) dhe V.K. (1995) gjenden në një kafiteri në qytetin e Gjilanit dhe dyshohet se kishin në posedim substanca narkotike.

Gjatë kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës tek njëri nga të dyshuarit janë gjetur tri (3) qese najloni që dyshohet të jenë substancë narkotike e llojit Kokainë dhe nëntë tableta mjekësore, ndërsa tek i dyshuari tjetër janë gjetur gjithashtu dy qese me substancë narkotik e llojit Kokainë.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatit mbrojtës.

UBT

Rastit i janë përgjigjur njësitet antidrogë që veprojnë në Gjilan dhe të njëjtit janë duke i hetuar rrethanat e rastit.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj dy të dyshuarve të cekur të caktohet masa e ndalimit për 48 orë njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.