Arrestohen dy të dyshuar për përfshirjen në veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”
Gjilan – Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësitet nga Stacioni Policor Dardanë në orët e mbrëmjes, datë 04.02. 2022, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirjen në veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Në një lokal në Dardanë zyrtarët policor kanë vërejtur duke u kryer aktivitet i paligjshëm “Keno“.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Inspektorati Komunal. Me këtë rast janë konfiskuar pajisje:
Një kompjuter (ekran se bashku me shtëpizë),
Një shtypës (printer ),
Një Televizor i tipit Samsung,
shumën e te hollave prej dyqind (200) euro,
Faktura dhe
Roletne letre.
Arrestimi i të dyshuarve është bërë mbi dyshimin e arsyeshëm dhe provave të siguruara se në këtë lokal zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i shtetit i cili urdhëron që rasti të iniciohet “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te pa ligjshëm “.
Ndaj të dyshuarit L. B. në cilësinë e pronarit të lokalit iniciohet kallëzim penal dhe dërgohet në mbajtje prej 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarit L. D. në cilësinë e punëtorit të lokalit ushtrohet kallëzim penal dhe dërgohet në procedurë të rregullt ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/


