RCCOLA

Arrestohen dy të dyshuar për kontrabandim me migrant

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Më 5 qershor rreth orës 08:30, në afërsi të pikë kalimit-kufitar, Dheu i Bardhë, zyrtarët policor nga Policia Kufitare kanë bërë arrestimin e dy personave të dyshuar nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “kontrabandim me migrant”njoftoj Policia e Kosovës.

Në afërsi të pikë-kalimit kufitar më konkretisht në një parking privat zyrtarët policore kanë vërejtur dy vetura të llojit (Pasat ngjyrë e zezë dhe Renault ngjyrë e kuqe) me targa vendore në të cilat gjendeshin 11 persona.

Që të gjithë personat janë identifikuar nga ana e zyrtarëve policor dhe gjatë bisedës me ta ka lindur dyshimi se të njëjtit mund të jenë të kontrabanduar nga personat e dyshuar.

Menjëherë janë aktivizuar hetues nga drejtoria e policisë kufitare rajoni- Lindje dhe nga departamenti i policisë kufitare dhe bazuar në hetimet preliminare dyshohet se 9 persona nga ky grup ishin duke u kontrabanduar nga dy të dyshuarit tashmë të arrestuar.

Mobi Casa

Të arrestuarit sipas policisë janë: D. M. i lindur më 1987, A. E. i lindur më 1984.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka dalë në vend ngjarje si dhe me urdhër të tij të dyshuarve ju është caktuar masa e ndalimit për 48 orësh, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës dhe viktimat janë intervistuar në prezencë të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare njoftoj policia./rajonipress/