Fundamenti

Arrestohen dy të dyshuar për keqpërdorim seksual

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Një femër Kosovare e lindur në vitin 1999 së bashku me prindin e saj ka ardhë në stacionin policor në Gjilan dhe ka raportuar se ishte keqpërdorë seksualisht nga dy persona. Rasti është cilësuar si Keqpërdorim seksual i personave me çrregullime ose paaftësi mendore apo emocionale.

Pas intervistimit të viktimës është konstatuar se ajo së pari nga një i dyshimtë ishte dërguar me Taxi në fshatin Bresalc dhe aty në shtëpinë e të dyshuarit ishte keqpërdorë seksualisht nga dy vëllezër.

Gjatë ekzaminimit me të dyshuarve në prezencë të avokatëve mbrojtës (të përcaktuar sipas detyrës zyrtare) është vërejtur se të njëjtit kanë probleme me orientim në kohë dhe hapësirë.

Mobi Casa

Në rrethana të tilla është vendosur që prezent para intervistimi të jetë psikiatri. Gjatë ekzaminimit të bërë nga psikiatri, i njëjti ka konstatuar se: subjektet (të dyshuarit) kanë manifestim të çrregullimit mendor dhe për shkak të ndjeshmërisë në spektrin e përgjegjshmërisë nuk kanë ekzistuar kushtet e mirëfillta procedurale për vazhdim të intervistës dhe të njëjtat janë ndërprerë.

Për ecurinë procedurale është njoftuar Prokurori i shtetit. Në ditë në vijim do të bëhet edhe ekzaminimi i viktimës dhe më pas do të bëhet procedimi i lëndës. Janë arrestuar dy të dyshimtit njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.