HW

Arrestohen dy të dyshuar për armëmbajtje pa leje, policia konfiskon pushkë e municion

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan me urdhëresë të Gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjilan ka realizuar një kontrollë në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit Kosovar Shqiptar A.B. (1984). Kontrolli është kryer në lidhje me hetimin e një rasti të “Vjedhjes së rëndë”, pasi dyshohej se i lartcekuri këto dëshmi mundë të i kishte në posedim.

Gjatë kontrollit në shtëpinë të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi për Gjykatën:
• Një (1) dëshmi (pjesë e kombajnës për korrje të grurit) e cila dyshohet të jetë e ndërlidhur me rastin “Vjedhje e rëndë”.

HW

• Një (1) pushkë gjuetie dy tytëshe prodhim RUS
• Një (1) pushkë ajrore me dylbi ngjyrë e zezë
• Njëzet e tri (23) copë fishekë të kalibrit 16 mm
• Dy (2) karikatorë të zbrazët të pistoletës
• Dhjetë (10) copë fishekë te kalibrit 9x 19 mm
• Një (1) rrethatore nga materiali i lëkurës i destinuar për fishekët të pushkës së gjuetisë
• Një (1) futrolë e pistoletës ngjyrë e zezë nga lëkura dhe
• Dhjete (10) cope diabolla të pushkës ajrore te kalibrit 4.5 mm.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe rasti të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan në procedurë të rregullt njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.