UBT

Arrestohen dy të dyshuar për armë mbajtje pa leje

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësiti patrullues nga Stacioni Policor Kamenicë gjatë patrullimit në fshatin Rogoqicë ka ndalur për kontrolle rutinore një automjet me targa të shtetit të Serbisë.

Gjatë kontrollimit tek pasagjeri i këtij automjeti i dyshuari kosovar shqiptar B.D. (2004) në brezin e tij është gjetur një (1) revole e tipit Bereta e kalibrit 7.65 mm, një (1) karikator dhe shtatë (7) fishekë, po ashtu edhe tek i dyshuari i dytë vozitësi i këtij automjeti kosovar shqiptar L.D. (2005) në gjepin e tij nga zyrtarët policor është gjetur një brisk me gjatësi 9 cm.

Mobi Casa

Nga ana e zyrtarëve policor armët e gjetura janë konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarave ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armeve” dhe rasti me kallëzim penal do të dorëzohet në Prokurorinë Themelore njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/