FITORJA

Arrestohen dy të dyshuar nga policia e Kosovës dhe sekuestrohen armë dhe municion pa leje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia rajonale e Gjilanit saktësisht Sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjilan gjatë hetimit të një rasti “Dhunë në familje” mbi bazën e informacioneve të pranuara përmes rrugëve operative kanë arritur të sigurojnë një informatë lidhur me një person të dyshuar, i cili dyshohej se në shtëpinë e tij në fshatin Malishevë, Komuna Gjilan posedon armë të zjarrit pa leje valide.

Në koordinim me prokurorin e shtetit në Gjilan, sot me datë: 21.12.2021 në orët e mbrëmjes është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të dyshuarit dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi: Një (1) pistoletë, “ZASTAVA”, prodhim Jugosllavë e kalibrit 6.35 mm. Pesëdhjetë e gjashtë (56) fishek të kalibrit 6.35 mm.

Mobi Casa

Një (1) karikator i zbrazët i pistoletës. Një (1) pushkë automatike AK-47,e kalibrit 7.62 mm. Një (1) karikator i zbrazët i pushkës automatike Katërmbëdhjetë (14) copë fishek të kalibrit 7.62 mm.

Me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar. Me urdhër të prokurorit pas procedurave ligjore ndaj dy të dyshuarve ngritët kallëzim penal i klasifikuar “Armëmbajtje pa leje” dhe rasti i referohet PTh në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.