Uji Dea

Arrestohen dy shqiptarë, vidhnin argjendaritë në Milano

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen se grabisnin argjendari në Milano. Kristani Shkambi 22 vjeç dhe Sokol Shkambi 26 vjeç janë arrestuar pasi kanë vjedhur disa dyqane argjendare në qendër të Milanos.

Sipas policisë italiane dy hajdutët kanë vjedhur bizhuteri me një çmim prej 50 mijë euro. Dy shqiptarët pasi pikasnin dyqanin e bixhuterive thyenin me gur xhamin e vitrinave dhe pas vjedhjes largoheshin me vrap.

UBT

Policia arriti t’i idetifikonte nga kamerat e sigurisë si dhe nga ADN-ja. 26- vjeçari Sokol Shkambi është i kërkuar dhe nga drejtësia greke. Ata janë arrestuar pas vjedhjes së tretë, ndërsa kanë pranuar dhe krimin. Ka dyshime se ata kanë dorë dhe në shumë vjdhje të tjera por për hetimet janë ende në zhvillim e sipër.