Eko Higjiena

Arrestohen dy shqiptarë në Viti të kërkuar nga Gjykata

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia në Viti në dy raste të veçanta i ka ndalur dy persona të kërkuar nga Gjykata.

Sipas Ismet Hashanit zëdhënës i policisë në Gjilan në rastin e parë është takuar i kërkuari SH. I. 1971 i cili ka pasur Urdhëresë për Kundërvajtje ku Gjykata i kishte shqiptuar dënim prej 30 ditësh.

I njëjti është arrestuar dhe dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.

UBT

Në rastin e dytë është takuar i dyshuari tjetër B. H. 1982 me banim në fshatin Kabash Komuna Viti për të cilin është lëshuar Urdhëresë nga Gjykata Themelore dega Viti i cili është i dënuar me një vit burg.

I njëjti është arrestuar dhe dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës./rajonipress/