United Hospital

Arrestohen dy shqiptarë në Francë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia franceze pas disa të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në Grenoble të Francës, mbrëmjen e së mërkurës.

Sipas shtypit vendas, një patrullë policie dëgjoi të shtëna me armë dhe të bërtitura në një rrugë.

Kur shkoi në vendngjarje, pa katër burra dhe një turmë njerëzish që vraponin të frikësuar.
Në këtë moment, një nga katër personat qëlloi për herë të dytë me armë.

Hidromorava

Menjëherë forcat e policisë u vunë në ndjekje të tyre, shkruan Alsat, përcjell Albinfo.ch.

Sapo panë autoritetet, katër të dyshuarit u larguan me makinë, ndërsa njëri prej pasagjerëve hodhi pistoletën nga dritarja.
Policia arriti të kapte dy prej tyre, ndërsa dy të tjerët u larguan në këmbë.

Të arrestuarit janë dy shqiptarë 18 dhe 28 vjeç. Nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar, ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes.

http://www.albinfo.ch/arrestohen-dy-shqiptar-ne-france/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.