Fundamenti

Arrestohen dy shqiptarë në Artanë, policia konfiskon pushkë e municion

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Novobërdë janë arrestuar dy meshkuj shqiptarë, pasi që dyshohet se njëri nga ta, pas një mosmarrëveshje ka shtënë me pushkë gjuetie në gomat e veturës pronë e djalit të tij. Njësitë policore gjatë kontrollit në pronën e të dyshuarve kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 4 copë fishekë si dhe një AK/47 me 10 copë fishekë.

Fundamenti

Përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar. Me vendim të prokurorit njeri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/