Uji Dea

Arrestohen dy serb të dyshuar për “spiunazh”

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Policia në Gjilan përmes rrugëve operative ka pranuar një informatë se dy persona janë duke bërë fotografimin e objektit të FSK-së në qytetin e Gjilanit si dhe objekte të tjera me rëndësi, si: fabrika, depo etj, njoftoj Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në GJilan.

Njësitet policore nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe i kanë takuar dy të dyshuarit serbë, shtetas të Kosovës, D D. 1986 si dhe S. N. 1971.

Gjatë intervistimit të të dyshuarve të njëjtit kanë pranuar se kanë bërë fotografi rreth objekteve të FSK-së si dhe objekte tjera, por nuk kanë treguar qëllimin e tyre.

Fundamenti

Që të dy të dyshuarit punojnë në fshatin Kuscë, komuna e Novobërdës.

Të dyshimtit janë intervistuar nga ana e hetuesve policorë dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndaj dy të dyshuarve të lartcekur caktohet masa e ndalimit për 48 orë, gjersa sipas provave të gjetura dhe po me vendim të prokurorit ata ngarkohen për veprën penale “spiunazh”.

Aparati me materiale tjera fotografike është konfiskuar si provë materiale dhe bashkë me deklarata të dëshmitarëve okularë do të dërgohen si prova në gjykatë.