ARKATANA

Arrestohen dy persona të dyshuar për “vjedhje të rëndë”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan është njoftuar se ka ndodhur një rast ‘vjedhje e rëndë’. Pas një pune operative mirë të organizuar Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve të Stacionit Policor të Gjilanit, kanë lokalizuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit R. I. (1996) dhe L. M. (1995), që të dy shqiptarë shtetas të Kosovës me banim në Gjilan, pasi që dyshohet se ata me 20 shkurt 2017 kanë hyrë duke depërtuar me forcë përmes derës kryesore në shtëpinë e ankuesit, ku dyshohet të kenë vjedhur: dy (2) celularë Iphone 6 ngjyrë argjendi, një (1) celularë Iphone 5 ngjyrë e zezë, një (1) portofol ngjyrë e zezë e femrave, një (1) byzylyk i dorës (bizhuteri) për femra.

Dy të dyshuarit pasi janë arrestuar janë sjellë në stacionin policor ku janë intervistuar në prezencën e mbrojtësve të tyre.

Eco Higjiena

Janë gjetur prova të qëndrueshme materiale se si është kryer vepra penale me mjete të forta, si kaçavida, me ç’rast janë gjetur edhe sende tjera të vjedhura si: portofoli dhe byzylyku i dorës si dhe një bateri e automjetit.

Sendet e vjedhura i janë kthyer pronarit legjitim. Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit ndalohen në qendrën e ndalimit për 48 orë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.