FITORJA

Arrestohen dy persona të dyshuar për “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar i armëve, si dhe lëndim trupor”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Të hënën rreth orës 19:50, policia është informuar se në Lagjen “Dheu i Bardhë” në Gjilan, kishte ndodhur një përleshje në mes të dy të dyshuarve dhe viktimës, që të gjithë shtetas të Kosovës me banim në Gjilan.

Njësitet e Stacionit Policor në Gjilan menjëherë iu kanë përgjigjur rastit duke dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se pas një mosmarrëveshje në mes tre personave, në vazhdim rasti ka eskaluar në rrahje në mes të dyshuarve J. M. (1993) dhe B.B. (1980) në një anë dhe viktimës L.M. (1985) në anën tjetër.

Me këtë rast viktima ka pësuar lëndime në kokë, deri sa njëri nga të dyshuarit e ka ekspozuar një armë revole. Njësitet e Stacionit Policor në Gjilan e kanë konfiskuar armën me dy fishek dhe një karikatorë nga i dyshuari B.B.

Uji Dea

Viktima ka kërkuar tretman mjekësore ku edhe e posedon raportin mjekësor “Lëndim i lehtë trupor”.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit për krime të rënda i cili ka qenë prezent në Stacionin Policor dhe pas intervistimit të të dyshuarve në bazë të procedurave ligjore ka urdhëruar që ndaj tyre të ngritët kallëzim penal “Lëndim i lehtë trupor dhe Armëmbajtje pa leje” . Të njëjtit ndalen në mbajtje për 48 orë thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.