ARKATANA

Arrestohen dy persona nga Policia e Kosovës të dyshuar për prerje ilegale të pyjeve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në Artanë me 05.04.2022 rreth orës 20:00 Drejtoria Rajonale, Gjilan përkatësisht patrulla policore e Stacionit Policor të Novobërdës ka pranuar informatë se disa persona janë duke bërë prerje ilegale të pyjeve në pronën shoqërore në afërsi të fshatit Manishincë Komuna e Novobërdës.

Patrulla policore me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes por për shkak të terrenit të pa përshtatshëm ka kërkuar mbështetje nga Njësitit Rajonal për Reagim të Shpejtë.

Është arritur që të arrestohen dy persona të dyshuar B.O. (2002) dhe A.O.(2003) me banim në fshatin Llabjan, Komuna Novobërdës të cilët me automjetet e ngarkuara me një masë drusore të cilat dyshohet se i kishin prerë në pronën shoqërore.

Uji Dea

Masa drusore që dyshohet se është vjedhur është konfiskuar nga ana e autoritetit pyjore, ndërsa dy automjetet që besohet se janë përdorë për transport të kësaj mase drusore janë konfiskuar nga ana e policisë.

Është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.