Arrestohen dy persona në Gjilan, në gjendje të dehur sulmuan fizikisht viktimën
Gjilan – Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se në gjendje të dehur kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/