UBT

Arrestohen dy mjekë, njëri nga Gjilani dhe tjetri nga Vitia

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Dy mjekë kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës pasi që të njëjtit dyshohet se kanë lëshuar certifikata mjekësore për patentë shofer pa ndonjë kriter.

Njëri mjek është arrestuar në ordinancën e tij private “Dalmati” në Viti, e tjetri në “MSC-Vizion” në Gjilan.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës mjekët janë arrestuar me vendim të Gjykatës së Qarkut në Gjilan dhe të njëjtit ndodhen në ndalim policor.

Me vendim të Gjykatës së Qarkut në Gjilan është kontrolluar ordinanca private “Dalmati”’ në rrugën “Presheva” në Viti, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar 33 certifikata mjekësore, dy vula të ordinancës, tri vula në emër të dy mjekëve, punëtorë në këtë ordinancë dhe disa dokumente tjera.

Mobi Casa

Ndërsa në rastin tjetër, po ashtu me vendim të Gjykatës së Qarkut në Gjilan është kontrolluar ordinanca private “MSC-Vizion”, në rrugën “7 Shtatori” në Gjilan, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar : 1 x 100 €, 3 x 50 € , tetë vula në emër të mjekëve te ndryshëm, punëtorë në këtë ordinancë dhe disa dokumente tjera.

Mësohet se pronari i kësaj ordinance, është Halil Ajvazi dhe i njëjti ka përfunduar në pranga të policisë.

Bastisjet janë realizuar nga Njësiti Kundër Krimeve Ekonomike që vepron në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Te dy mjekët, ndodhen në ndalim policor dhe ndaj tyre do të vendosë gjykatësi i procedurës paraprake./rajonipress/