KKVITI

Arrestohen dy kërcënues tenderësh

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Prishtinë – Sot rreth orës 11:00, në kuadër të operacioneve të ndërmarra për kapjen e të dyshuarve për rastet e detyrimeve, kanë arritur të identifikojnë vendndodhjen dhe arrestojnë dy persona të dyshuar.

Të arrestuarit janë B. Abdullahu, mashkull, 59 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe F. Abdullahu, mashkull, 59 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet se më 31.03.2012 kanë dërguar mesazhe kërcënuese telefonike në adresë të viktimës, duke e kërcënuar atë me jetë për ta detyruar atë që të tërhiqet nga një tender të cilin viktima e kishte fituar.

RCCOLA

Rreth një muaj më vonë saktësisht me datë 28.04.2012 para derës së banesës së viktimës të dyshuarit kishin lënë një zarf letre, me përmbajtje kërcënuese po ashtu edhe një karikator të armës automatike AK-47 si dhe 10 copë fishekë.

Pas arrestimit të dyshuarve u është shqiptuar masa e arrestit policor për tu dërguar më pas në qendrën e paraburgimit, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin para se ai t’i kalojë gjykatës. /koha.net/