RCCOLA

Arrestohen dy gjilanas të dyshuar, e bëjnë për spital viktimën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Dy të dyshuar meshkuj shqiptar kanë sulmuar me mjete të forta viktimën mashkull shqiptar të cilit i kanë shkaktuar lëndime të renda trupore. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore njoftoj policia e Kosovës.

Të dyshuarit janë arrestuar. Në posedim të personave të dyshuar është gjetur një arme e llojit TT dhe 19 fishekë të kalibrit 7.62 mm, tek të dyshuarit është gjetur edhe një thike flutur.

Uji Dea

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje. Rasti është nën hetime thuhet në njoftimin e policisë./rajonipress