Fundamenti

Arrestohen dy gjilanas, posedonin substanca narkotike

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Policia e Kosovës, Hetuesit e njësisë anti drogë nga Shtabi qendror që veprojnë në Gjilan mbrapa ndërtesave në lagjen “Iliria” në Gjilan kanë takuar dhe arrestuar dy të dyshuar që të dy shqiptar shtetas të Kosovës.

Gjatë kontrolles fizike te i dyshuari i parë është gjetur një qese që besohet të jetë substancë narkotike Marihuanë me peshë 0.5 gram, ndërsa te i dyshuari i dytë është gjetur po ashtu një qese me Marihuanë 0.5 gram dhe dy kapsula Tramadol.

Uji Dea

Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti procedohet në Prokurori në procedurë të rregullt njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/