Hidromorava

Arrestohen disa aktivistë të Vetëvendosjes

/ 5 minuta lexim

Policia e Kosovës, ka arrestuar disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, në mesin e tyre edhe sekretari organizativ i kësaj Lëvizje Dardan Molliqaj. Kjo për faktin, pasi që këta të fundit kanë ndaluar hyrjen e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Gjendja më e tensionuar është në hyrjen e Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit po përleshen kohë pas kohe me policinë e Kosovës.

Policia është përleshur me protestuesit në hyrjen mbrapa Qeverisë së Kosovës, derisa ka tentuar t’i larojë ata për të mundësuar hyrjen e disa deputetëve të Kosovës

I pari që ka hasur në këtë bllokadë ka qenë deputeti nga radhët e PDK-së, Arsim Bajrami. Ai nuk është lejuar që të hyjë në Kuvend, me ç’rast është kthyer mrapa. Në Kuvend tentuan të hyjnë edhe Time Kadriaj , Myzejene Selmanaj, Anton Quni, Drita Hajzeraj, por nuk u lejuan edhe pse ishin të shoqëruar nga Policia, transmeton Indeksonline.

Vetëvendojse është zotuar se nuk do ta lejojë asnjë deputetë që të hyjë në Kuvend, por Indeksonline mëson se disa deputet kanë gjetur rrugë të tjera alternative për të hyrë në Kuvend.

Ndërkohë, që disa protestues ka hedhur ngjyrë mbi Policinë e Kosovës. Ndryshe, prej orës 10:00 është dashur që të fillojë seanca, në të cilën është paraparë që të ratifikohet marrëveshja me Serbinë.

Protesta vazhdon, deputetët filluan seancën

Policia e Kosovës ka intervenuar duke larguar demonstruesit në hyrjen mbrapa Qeverisë së Kosovës për të mundësuar hyrjen e disa deputetëve të Kosovës dhe Ambasadores amerikane në Kosovës, Tracey Jacobson.

Pas intervenimit, këta të fundit kanë arritur të hynë në oborrin e Qeverisë së Kosovës. Kurse, në hyrjet tjera të Qeverisë dhe Presidencës dhe Kuvendit, policia ka mbyllur dyert me zinxhirë.

Ndërkohë, brenda kanë hyrë disa deputet të PDK-së, LDK-së dhe Vetëvendosjes, megjithatë një pjesë e deputetëve po pengohen të hynë në Kuvendin e Kosovës.

Vetëvendosje bllokon të gjitha hyrjet e Kuvendit

Me thirrje dhe parulla si “Marrëveshja nuk kalon” dhe ”Me hajna nuk ka shtet”, ata kanë bërë thirrje që të pengohet ratifikimi i marrëveshje.

Në demonstratë është parë një numër i madh i Policisë së Kosovës, ndërsa afër tyre kanë qëndruar në disa pika edhe pjesëtar të KFOR-it.

Mobi Casa

Kurse, Sekretari organizativë i VV, Dardan Mulliqaj ka thënë për Kosovapress se të gjithë aktivistët do ta kundërshtojnë në mënyra të ndryshme ratifikimin e marrëveshjes duke lënë të kuptohet se edhe brenda Kuvendit do të ketë aksione për parandalimin e ratifikimit të marrëveshjes. Ai tha se marrëveshja është nënshtruese ndaj Serbisë, transmeton RTK.

Vetëvendosje fillon protestën

Ka filluar protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, para kuvendit të Kosovës për ta kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes për veriun së arritur në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq.

Protestuesit të cilët nuk kanë qenë shumë në masë kanë bllokuar çdo hyrje-dalje të Kuvendit të Kosovës duke tentuar në këtë mënyrë tëpengojnë hyrjen e deputetëve në Kuvend për të votuar ratifikimin e marrëveshjes.

Me thirrje dhe parulla si “Marrëveshja nuk kalon” dhe “Me hajna nuk ka shtet”, protestuesit kanë bërë thirrje që të pengohet ratifikimi i marrëveshje.

Sekretari organizativë i VV, Dardan Mulliqaj ka thënë për Kosovapress se të gjithë aktivistët do ta kundërshtojnë në mënyra të ndryshme ratifikimin e marrëveshjes duke lënë të kuptohet se edhe brenda Kuvendit do të ketë aksione për parandalimin e ratifikimit të marrëveshjes. Ai tha se marrëveshja është nënshtruese ndaj Serbisë.

Vetëvendosje nis protestën kundër ratifikimit të marrëveshjes

Lëvizja Vetëvendosje u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që sot në orën 09:00 të dalin në protestën kundër ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës që do të mbahet në Prishtinë.

Ata përmes njoftimeve të tyre bëjnë të ditur se kanë organizuar transportin për bartjen e të gjithë atyre që duan të jenë pjesë e demonstratës.

Vetëvendosje thotë se pjesëmarrja në këtë demonstratë mbron Kosovën nga bosnjëzimi dhe është vendimtare për të shprehur kundërshtimin ndaj Ratifikimit të Marrëveshjes Thaçi – Daqiç.

Përmes kësaj demonstrate si qytetarë të këtij vendi, është një mundësi për ta kapërcyer këtë padrejtësi, siç e quajnë ata, që po imponohet nga kjo marrëveshje, thone ata.

Demonstrata, sipas tyre, dëshmon se cilido deputet që e voton ratifikimin është duke e bërë këtë në kundërshtim me vullnetin tonë dhe do të përballet me kundërshtimin tonë.

Vetvendosje thotë se kjo marrëveshje kapitullon plotësisht sovranitetin e Kosovës, pamundëson rigjallërimin e jetës dhe punës në veri të vendit tonë si dhe pengon në vazhdimësi rivitalizimin dhe kontrollin mbi burimet tona më të rëndësishme ekonomike.(tribuna)