UBT

Arrestohen babë e birë për fajde, të dyshuarit janë nga Malisheva e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me datë 31. Gusht 2022, Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarit N.S dhe A.S, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale Fajdeja, Detyrimi dhe Kanosja të kryera në bashkëveprim në dëm të dëmtuarve A.M dhe E.M që të dy nga Gjilani. Sipas burimeve tona të arrestuarit Naim Sahiti dhe Ariton Sahiti janë babë e birë nga Malisheva e Gjilanit.

Të pandehurit N.S dhe A.S, në bashkëkryerje kanë shfrytëzuar pa përvojën e viktimave dhe gjendjen e tyre materiale, duke i detyruar të dëmtuarit të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre dhe i kanë sjellë në gjendje të rëndë financiare, ashtu që fillimisht u’a japin shumën prej pesëdhjetë mijë (50000) euro me fajde dhe në vazhdimësi u kanë bërë presion që viktimat të ua paguajnë interesin – kamatën prej 20% mujore, duke përvetësuar shumën e parave në vlerë rreth tetëqind mijë (800,000.00) euro si dhe automjetet e markave Range Rover, Mercedes dhe Tiguan, në vlerë rreth pesëdhjetë mijë (50000) euro.

Të njëjtit janë arrestuar në flagrancë, duke noterizuar kontratën kinse për shitblerjen e një parcele, e që në fakt ka qenë e njëjta parcelë që është marr në emër të fajdesë.

GRANDEMALL


Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtron kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan thuhet në njoftimin e zyrës për Komunikim Publik pranë Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Gjithnjë sipas burimeve tona të pandehur Naim Sahiti dhe Ariton Sahiti, babë e djalë nga fshati Malishevë e Gjilanit, jetojnë dhe punojnë në Zvicër, ndërsa të dëmtuarit Ajnur Murati nga Gjilani, për fajde i kanë marrë të dëmtuarit patundshmëri, automjete dhe para kesh. Janë arrestuar në flagrancë duke ia marrë në emër të fajdesë patundshmërinë të dëmtuarit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.