Fundamenti

Arrestohen 5 persona dhe identifikohen tri viktima trafikimi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në vazhdën e hetimeve të rasteve të trafikimit me qenie njerëzore, në dy operacione policore të ndara kanë arrestuar pesë persona të cilët në vazhdimësi merreshin me veprimtari kundërligjore.

Njësia Kundër Trafikimit në Ferizaj, siç njofton PK përmes një komunikate për medie, “më 30.05.2012, në qytetin e Ferizajt ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale të trafikimit me qenie njerëzore”.

“Lidhur me këtë rast janë identifikuara dy viktima te trafikimit, shtetase të Kosovës, të cilat fillimisht ishin mashtruar dhe më pastaj të dyshuarit i kanë kërcënuar në forma të ndryshme për ti ofruar shërbime seksuale personave të ndryshëm. Personi i arrestuar është B. S. (1968), shtetas i Kosovës”, thuhet më tej në komunikatë.

Ndërkohë, sot (31 maj), vazhdon komunikata, “Njësia Kundër Trafikimit në Gjilan në orët e hershme në rajonin e Gjilanit i ka arrestuar katër të dyshuar të cilët ishin përfshirë në veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore, në këtë rast është identifikuar një viktimë sh/kosovare e trafikimit”.

UBT

“Viktima ishte mbajtur mbyllur në një lokacion dhe të dyshuarit ne bashkëpunim e kanë detyruar të ofronte shërbime seksuale kundër vullnetit të saj”, thuhet më tej në komunikatë.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka arritur të largohet nga të dyshuarit dhe e ka raportuar rastin në polici.

Ndërkaq, personat e arrestuar për veprën penale, “trafikim me qenie njerëzore”, janë: XH. H. (19760, F. A.(1991), I. A.(1990) dhe E. A. (1994), që të gjithë, shtetas të Kosovës.

Me aprovim të Prokurorit të Qarkut-Gjilan iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve për të vazhduar me proceduar të mëtutjeshme. /Zëri/